“Jam bërë nënë, po a kam mbetur grua?” Një pyetje shumë e thjeshtë, por shumë e rëndësishme. Gëzimi i mëmësisë nuk duhet të vijë në kurriz të të qenit femër. Që nga njohuria se si të sillesh si nënë, tek nevojat për miqësi apo një jetë cilësore, nënat kanë nevojë për nëna të tjera që t’i nxisin në prindërimin e tyre, por dhe në formimin dhe ecjen e tyre si femra.
“Nënat me fëmijë parashkollorë” është një shërbesë që përpiqet t’i japë përgjigje këtij realiteti. Në takimet tona mujore ju do të gjeni kohë për të eksploruar tema që i përkasim mëmësisë, formimit tënd si femër apo thjesht dëshirës për të shpenzuar kohë e lirë nga angazhimet e tjera. Gjatë kohës së takimit, fëmijët janë në kujdesin e mësueseve të përgatitura, kështu që gjatë kësaj kohe, ti do të jesh vetëm me simotra që po shijojnë të qenit grua.
Mësimet, diskutimet dhe lojrat janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që t’u përgjigjen nevojave tuaja, ndërsa ato janë veshur me urtësinë e përjetshme të Fjalës së Perëndisë.
Nëse je e interesuar, ju lutem na kontaktoni për më shumë informacion.
Bashkë me lirinë e madhe që jep shkëputja më e madhe nga familja, vjen dhe paqartësia se çfarë të bësh me jetën tënde. Kjo kohë e bukur, nuk ka pse të kalohet vetëm. Disa janë më përpara në këtë udhëtim dhe disa sapo e nisin atë. Ne vijmë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jemi mbledhur në Tiranë për studime apo punë.
Në takimet tona, ne përpiqemi të mbështetemi tek njëri-tjetri për t’iu përgjigjur disa nga nevojave më bazike që kemi. Takimet tona janë të organizuara që t’u japim përgjigje pyetjeve bazike të tipit “kush jam unë?” dhe “çfarë dua të bëj me jetën time?”. Dikush ka sugjeruar që kur ne i përgjigjemi pyetjes së parë, pyetja e dytë e merr vetë përgjigjen.
Ne mblidhemi disa herë në muaj, duke përdorur maksimalisht ritmin që na lejojnë angazhimet shkollore dhe ato profesionale.
Nëse je i/e interesuar, ju lutem na kontaktoni për më shumë informacion.
Mund të na kontakoni në adresën e mëposhtme
Adresa: Kisha e Krishtit Tiranë, Instituti Boreror i Anglishtes, Rruga Maliq Muça, 37