Rreth Nesh

Ne jemi një grup njerëzish me prejardhje e mosha të ndryshme që mblidhemi për të adhuruar dhe punuar së bashku për lavdi të Perëndisë, me ndihmën e të cilit përpiqemi të japim dhe të bëjmë më të mirën tonë.

E duam Perëndinë për atë që ka bërë për ne nëpërmjet Jezusit. Përpiqemi të imitojmë Krishtin dhe ta ndjekim Atë deri në fund të ditëve tona. Besojmë në autoritetin absolut të Biblës dhe në faktin që ajo është tërësisht e frymëzuar.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne gjatë javës në takimet e gëzueshme të atyre që e duan Perëndinë. Është e mrekullueshme të jesh i Krishterë dhe pjesëtar i familjes së Perëndisë!

Për Vizitorët

Të Kënduarit:

Kur ne mblidhemi në Kishë këndojmë Akapela (pa instrumenta muzikorë). Ne përpiqemi të zbatojmë urdheresat e Zotit, të këndojmë (Ef.5:19, Kol 3:16) për lavdi të Tij. E kënduara nuk kufizohet të një grup i vogël njerëzish të zgjedhur po kushdo që adhuron Perëndinë bashkë me ne Inkurajohet ta bëjë këtë gjë me gjithë zemër duke kënduar në maksimumin e aftësive të tij.

Darka e Zotit: 

Edhe në ditët e sotme të Krishterët vazhdojnë të mblidhen së bashku në ditën e parë të javës ashtu si bënin dishepujt në fillimet e Kishës(vep.20:7) për të marrë pjesë nëDarkën e Zotit. Darka e Zotit quhet shpesh herë edhe shërbim bashkimi sepse duke marrë pjesë në të, të Krishterët bëhen më të afërt e te bashkuar me njëri-tjetrin dhe Perëndine nëpërmjet Jezus-Krishtit(1 Kor.10:16-17). Në marrim pjesë në Darken e Zotit çdo ditë të pare te javes.
“… Zoti Jezus ate nate qe po tradhetohej mori buken dhe pasi falederoi, e thau dhe tha: Merrni hani, ky eshte trupi im qe eshte dhene per ju, Bejeni kete ne perkujtimin tim.Gjithashtu pas darkës mori kupën dhe tha:”Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim. Bëjeni këtë sa herë të pini në përkujtimin tim. Sepse sa herë të hani këtë buke e të pini këtë kupë ju shpallni vdekjen e Zotit deri sa Ai të vijë.”

Na Kontaktoni

Mund të na kontakoni në adresën e mëposhtme

Adresa: Kisha e Krishtit Tiranë, Instituti Boreror i Anglishtes, Rruga Maliq Muça, 37

+355 4 222 80 99

weitirana@gmail.com

Bibla Shqip